Një burrë francez ka pranuar se ka përdhunuar dhe sulmuar seksualisht rreth 40 gra në Francë dhe Belgjikë që nga vitet 1980, thonë zyrtarët. 57-vjeçari i martuar, i cili nuk është emëruar zyrtarisht, u arrestua pasi policia e lidhi makinën e tij me përdhunimin e një gruaje të re javën e kaluar në Belgjikë.
ADN-ja e tij përputhet me mostra të gjetura pas 19 sulmeve të tjera. Rasti në fjalë ka tronditur qytetin verior të Pont-sur-Sambre, ku kryebashkiaku e përshkroi atë si një njeri të “pëlqyer”. Babai i tre fëmijëve punonte si një pastrues dhe më parë kishte qenë kreu i klubit lokal të futbollit, njoftuan mediat franceze, që e kanë identifikuar atë si Dino Scala. I dyshuari i quajtur “Përdhunuesi i Sambre”, mendohet të jetë një nga përdhunuesit me më shumë viktima të abuzimit në shkallë vendi gjatë dekadave të fundit.
“Ai zakonisht sulmonte gratë nga prapa, herët në mëngjes, vishte doreza dhe mbulonte fytyrën e tij”, tha prokurori Jean-Philippe Vicentini. Ai i tha policisë se ai kishte “vepruar sipas kërkesave që ai nuk ishte në gjendje t’i kontrollonte”, shtoi Vicentini. Hetimi për një varg sulmesh që kthehen pas në vitin 1988 u hap në vitin 1996. Një nga viktimat ishte 13 vjeç dhe disa të tjera ishin 17 vjeç, njoftoi një burim policor për agjencinë e lajmeve AFP.
Gjatë kontrollit të tyre, policia mblodhi mostrat e ADN-së nga 100 vetë. Kamerat e sigurisë në Belgjikë kapën makinën e të dyshuarit pasi një grua e re u përdhunua në qytetin kufitar Erquelinnes më 5 shkurt. Të hënën policia franceze e arrestoi atë në Pont-sur-Sambre. “Ne jemi plotësisht të tronditur”, tha kryebashkiaku Michel Detrait. “Nuk i përshtatet personalitetit të tij. Ai ishte i pëlqyer, i gatshëm për ndihmë”.