Është arrestuar Meriton Mjekiqi, emër i njohur i showbizit. Moderatori i emisionit ‘Gjoni Black” është arrestuar nga Policia e Kosovës në Fushë-Kosovë.
Ai ishte në kërkim nga policia dhe sipas informacioneve të para Mjekiqi është arrestuar pasi dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të një personi tjetër, ngjarja thuhet se ka ndodhur në afërsi të Ambasadës Amerikane në lagjen “Arbëria”.