Ish-Mis Bullgaria është arrestuar pasi aksidentalisht vrau burrin e saj gjatë një sesioni seksual që shkoi shumë keq. Bukuroshja mund të dënohet me tri vjet burg, pasi dyshohet se është fajtore për vdekjen e burrit të saj më 2014. Çifti eksperimental ishin duke provuar disa lëvizje të reja në dhomën e gjumit, të cilat përfunduan në mënyrë të tmerrshme, transmeton Gazeta Express. Anita Meyzer pritet të deklarohet fajtore për neglizhencën e cila rezultoi në vdekjen e bashkëshortit të saj 40-vjeçar, Nikolai Dimov. Sipas News.Bg, mbretëresha 52 vjeçe e bukurisë kishte lidhur lidhje plastike rreth krahëve të burrit të saj, qafës dhe këmbës, si pjesë e një fantazie seksuale. Ajo shpjegoi se burri i saj dëshironte që ajo ta filmonte atë duke i shfaqur muskujt e tij në dhomën e gjumit.