Lupço Palevski, biznesmen nga Shkupi sonte është ndaluar në stacion policor me kërkesë të Prokurorisë speciale, mëson Televizioni 24 nga burime të Prokurorisë së Katica Janevës. Sipas të njëjtave burime në PSP, po ndiqet procedurë parahetimore për Palevskin. NOVA TV njofton se arrestimi i biznesmenit nga Shkupi është për publikimin e bisedave intime dhe private mes personaliteteve publike, mes të cilëve edhe gazetarë, biznesmenë në rrjetet sociale