Mary Berry ka zbuluar se ishte arrestuar njëherë nën dyshimin e trafikimit me drogë në SHBA – pasi kishte paketuar miell në valixhen e saj. Kuzhinierja e njohur angleze, 83-vjeçe, foli hapur për përvojën e saj të hidhur me ligjin gjatë emisionit “The Graham Norton Show” – ku e pranoi se kjo përvojë ishte “alarmues”, raporton “Pagesix”.
“U arrestova 25 vjet më parë. Po shkoja në SHBA për të demonstruar disa gatojca dhe brengosesha se nuk mund t’i gjindja të gjithë përbërësit, kështu që mora me vete miell e sheqer dhe i vendosa në qese të vogla plastike. Kur erdha në aeroport, qentë nuhatës më nuhatën dhe papritmas u rrethova nga njerëz të uniformuar dhe unë e asistenti im u vendosëm nëpër qeli të ndara”, tregoi Berry.
Ajo tha se e tërë kjo përvojë ishte “alarmuese”. “Kur më pyetën nëse do të fitoja para nga ‘malli’, u thash, ‘Po, dhe tarifa ime tashmë është paguar’”. Ylli televiziv është e njohur më së shumti për emisionin “Great British Bake Off”, e po ashtu ka qenë kuzhiniere e njohur në vitet ’70 dhe ’80.