Domenico Lucano, kryetari i një komune të vogël në jug të Italisë, Riace, u arrestua për akuzat se ka ofruar lehtësime për emigrantët e paregjistruar.
Agjencia e lajmeve italiane ANSA publikoi se kryetari Lucano është akuzuar për veprën penale të ofrimit të lehtësimit për emigrantët e paregjistruar dhe veprave ilegale që lidhen me shërbimet komunale. Lucano u arrestua me vendim të gjyqtarit lokal dhe i është caktuar masa e burgimit shtëpiak.
Riace është e njohur në Itali si komunë e cila mbronë emigrantët dhe u ofron integrim më të lehtë në shoqëri. Qeveria aktuale djathtiste nuk mbështet vendimet që merr kjo komunë, ndërsa OJQ-të e majta dhe intelektualët e konsiderojnë Riace-n si komunë që duhet marrë shembull.