Arrestohet kreu i “shoqatës artistike” që rekrutonte vajza për prostitucion në Maqedoni!

2

Pas denoncimit në “Fiks Fare”, policia ka arrestuar Shpëtim Çekrezin, kryetarin e Shoqatës Artistike “Ferdinand Deda”, që siguronte vajza për shfrytëzim prostitucioni në Maqedoni. 45-vjeçari, banues në fshatin Dardhë të Librazhdit, nën emrin e një shoqate artistike, punësonte vajza të reja si sekretare nëpërmjet njoftimeve “online” dhe më pas rekrutoheshin si prostituta në lokale nate. Gazetarët e “Fiks Fare” zbuluan këtë rrjet prostitucioni dhe treguan me fakte se si rekrutoheshin vajzat e reja, si kalonin në kufi nën logon e një shoqate artistike, e më pas punonin si punëtore seksi në lokale.

TCH

Comments are closed.