Një aksion i Policisë së Italisë ka rezultuar me shkatërrimin e dy organizatave më të mëdha të drogës në Itali, e njëra prej tyre udhëhiqej nga 46 vjeçari shqiptar Kristaq Boçi, ndërsa tjetra organizatë drejtohet nga Andrea Leo, 45-vjeç, i njohur si anëtar i organizatës mafioze Sacra Corona Unita. Arrestimet janë kryer në territorin e Leçes, ku janë zbatuar më shumë se 20 urdhër-arreste, nga të cilat 19 me burg. Mediat në Itali bëjnë me dije se hetimet kanë nisur që në vitin 2012. Kristaq Boçi, i arrestuar sot në Itali vjen nga Vlora. I njohur edhe si Arben Meca, Boçi ishte koka e organizatës që ishte në gjendje të transportonte nga Shqipëria në Salento të Italisë, sasi të mëdha marijuane dhe heroine, që shitej më pas në doza të vogla në vendin fqinjë. Bashkë me Boçin janë arrestuar edhe pesë shqiptarë të tjerë: Bilal Bocaj, 49 vjeç, Kristaq Boci, 46 vjeç, Pellumb Drenova, 56 vjeç, Klaid Hasanaj, 48 vjeç, Emiliano Sulka, 23 vjeç. Policia ka arrestuar dhe 15 italian: Alessandro Antonuçi, 26 vjeç, Francesco De Cagna, 49 vjeç, Gabriella De Dominicis, 54 vjeç, Francesca De Dominicis, 47 vjeç, Giuseppe Grasso, 47 vjeç, Alessandro Greco, 33 vjeç, Maria Valeria Ingrosso, 37 vjeç, Andrea Leo, 36 vjeç, Mario Mandurrino, 28 vjeç, Giuseppino Mero, 52 vjeç, Angelo Montinaro, 36 vjeç, Francesco Mungelli, 39 vjeç, Umberto Nicoletti, 39 vjeç, Gianluca Spiri, 41 vjeç, Damiano Vignacastrisi, 31 vjeç.