Cesar Sayoc është autori i dyshuar për dërgimin e pakove me bombë kritikëve të presidentit Donald Trump. 56-vjeçari u arrestua në Florida. Autoritetet arritën në gjurmët e tij falë shenjave të gishtërinjve, të cilat u gjetën në pakot e dyshimta të dërguara tek demokratët e nivelit të lartë.
Sayoc nuk është një emër i panjohur për autoritetet amerikane, pasi rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, për kërcënime terroriste. 56-vjeçari akuzohet për 5 krime federale dhe rrezikon deri në 48 vjet heqje lirie. Sayoc është një ish-striptist, i fiksuar pas fitnesit.
Sipas BBC, Sayoc është një militant i Trump dhe është parë së fundi në një miting të presidentit amerikan në vitin 2017. Ai dërgoi të paktën 14 pako, përfshirë ish-presidenit Barack Obama, ish-zonjës së parë Hilari Clinton, milardierit George Soros dhe aktorit të njohur Robert De Niro.