Arrestohet kapiteni Alban Hoxha

Një lajm ka tronditur ambientin në kampion e Partizanit, pasi portieri dhe kapiteni, Alban Hoxha është arrestuar nga policia e Tiranës, sepse po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Gardiani i “të kuqve”, por edhe i Kombëtares Shqiptare, ndodhet në një nga komisariatet e kryeqytetit dhe pritet të përballet me pasojat e parashikuara në ligj për raste të tilla.

Alban Hoxha mungon prej disa javësh për shkak të një dëmtimi, por të gjithçka po shkonte mirë dhe në kampin e kuq kishte optimizëm se portieri 31-vjeçar do të ishte i gatshëm për derbin e fundjavës me Tiranën.

Tashmë përveç humbjes me Flamurtarin dhe shqetësimit për derbin, trajneri Gega duhet të bëjë llogaritë edhe me një situatë të tillë, aspak të këndshme, sidomos kur bëhet fjalë për kapitenin e skuadrës.