Arrestohet ish-drejtori i burgjeve në Shqipëri

5

Ish-drejtori i përgjithshëm i burgjeve në Shqipëri, Arben Çuko, është arrestuar nën dyshimin për përfshije në korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën. Urdhër arresti u ekzekutua sot pasdite dhe aktualisht Çuko është i ndaluar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, transmeton TCH.

Edhe paraardhësi i tij, Artur Zoto u arrestua dhe qëndroi një vit e gjysmë në burg, i cili u dënua nga shkalla e parë dhe më pas u shpall i pafajshëm. Nga të dhënat e para, dyshohet se Arben Çuko ka marrë para për t’i dhënë leje të burgosurve.

Comments are closed.