Shkup, 9 qershor – Sot në rrugën lokale Zelenikovë-Moranë nëpunësit policor pranë SPB Shkup kanë arrestuar 29 vjeçarin O.A nga Shkupi, i cili kërkohej për vrasjen e bërë më 20.12.2017, informoi TV Telma, transmeton gazeta Koha.
Burim Idrizi, 24 vjet, është vrarë para rreth dy viteve gjatë një incidenti të armatosur në Çair, më saktësisht në rrugën “Xhon Kenedi”, para shkollës së mesme “Cvetan Dimov”.
Sipas dëshmitarëve, është shtënë me armë “Kallashnikov” nga makina e tipit “Jugp”, ndërsa 24 vjeçari u është nënshtruar plagëve të marra nga gjashtë plumba derisa qëndronte në stacionin e autobusëve në rrugën “Xhon Kenedi”. (koha.mk)