Shkup, 23 janar – Policia e Shkupit ka ngritur padi penale kundër J.P.(27) nga fshati Gërçec i Shkupit për shkak të vjedhjes së rëndë, përcjell Aktuale.mk.
Vjedhja është kryer më 22 janar rreth orës 12:20 në rrugën Boris Sarafov.
Vedhësi pasi ka marrë veturën menjëherë është aksidentuar dhe në afërsi të fshatit Kondovë e ka lënë veturën dhe ka ikur. Shumë shpejt J.P. është arrestuar ndërkaq vetura i’u është kthyer pronarit.