Arrestohet grupi kriminal për vjedhje e grabitje

Lista e veprave penale që dyshohet se janë kryer nga një grup prej shtatë personave është e gjatë. Pas “hetimeve të gjera”, siç shkruan Policia Kantonale e Bernës, shtatë persona janë arrestuar me veprat penale si grabitjet në Villeret, Les Reussilles dhe Le Landeron, aksidente automobilistike, vjedhje të automjeteve dhe vepra të tjera.

Grupi, anëtarët e të cilit ishin midis 14 dhe 19 vjeç në kohën e krimit, u përfshi në veprat penale në mënyra të ndryshme. Krimet u kryen në fillim të vitit 2019.

Në lidhje me këto vepra penale, policia kantonale në mars kishte arrestuar edhe pesë përsona të tjerë.

Sipas policisë, dëmi i shkaktuar është më shumë se 80,000 franga. Tre prej të akuzuarve janë raportuar në Prokurorinë Rajonale të Bernës Jura Seeland dhe katër të tjerë në Prokurorinë e të Miturve. Ata duhet t’i përgjigjen gjyqësorit.