Një grua është arrestuar sepse kalëronte e dehur në një rrugë me shumë komunikacion. Policia nga Florida thotë se Donna Byrnen, 53 vjeçe, e kanë ndaluar teksa ishte duke kalëruar e dehur në qytetin e Lakelandit të enjten pasdite. Sipas zyrës së sherifit, Polk County Sherriff, ajo kundërmonte në alkool dhe ka pasur sytë shumë të kuq. Kur policia ia kanë bërë testin e alkoolit ajo limitin e përqindjes së alkoolit e kishte kaluar dyfish.
“Zonja Byrne nuk ishte aspak në gjendje që të jetë në këtë rrugë shumë të zënë”, ka thënë sherifi Grady Judd. “Ajo nuk ka vënë në rrezik vetëm veten dhe kalin, por gjithashtu ka futur në rrezik secilin që ishte duke vozitur në këtë rrugë me shumë komunikacion”, shtoi ai. Gjithashtu, policia thotë se Byrne është ngarkuar edhe me akuzën për neglizhencë ndaj kafshëve. Kali, i quajtur Boduke, është dërguar në objektin e sherifit por së shpejti do t’i bashkohet pronarit të tij, raporton The Orlando Sentinel. Duket se kjo nuk është hera e parë për Byrnen që ka pasur probleme, policia thotë se ajo ka pasur më parë pesë akuza, duke përfshirë mizori ndaj kafshëve dhe posedim të drogës.