Policia e Malajzisë ka publikuar se ka arrestuar një grua për shkak të përfshirjes në vrasje të Kim Jong Nam-it, gjysmë vëllait të liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-Unit. Gruaja është arrestuar në aeroport në Kuala Lumpur, dhe kishte dokumente vietnameze, theksohet në kumtesë. Ajo është identifikuar në bazë të xhirimeve të kamerave të sigurisë të aeroportit. Kim Jong Nam ka vdekur të hënën pasi që befas u sëmurë në aeroport në Kuala Lumpur. Ai kërkoi ndihmë mjekësore, dhe derisa zyrtarët i ndihmonin, ai para se të vdiste ka thënë se është sulmuar me spërkë kimike. Jong Nam ndërroi jetë në veturën e ndihmës së shpejt në rrugë për në spital. Sipas pretendimeve të televizionit koreanojugor Chonsun, atë e sulmuan me gjilpëra me helm dy agjente të paidentifikuara të Koresë Veriore të cilat arritën të arratisen.