Një gazetar pretendon se është arrestuar për pak kohë nga oficerë kundër terrorizmit në aeroportin e Manchesterit, sepse po lexonte një libër për ISIS-in. Diogo Bercito tha se ai u mënjanua pasi një pasagjer u ankua në mënyrë anonime. Ai ishte duke e lexuar Apokalipsi i ISIS-t, nga ish këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Will McCants. Në këtë libër eksplorohet ideologjia e organizatës terroriste dhe shpeshherë përdoret si referencë nga gazetarët dhe hulumtuesit. Gazetari brazilian, i cili u dërgua nga gazeta e Folha de Sao Paulo për të mbuluar sulmin terrorist, tha se atij iu dha një formular në aeroport duke e informuar se do të merret në pyetje para se të kalonte përmes emigracionit. Kujtojmë se të hënën Salman Abedi i lindur në Britani me prejardhje nga Libia, hodhi vetën në erë në Manchester Arena pas koncertit të pop-artistet Ariana Grande, ku mbetën 22 persona të vrarë e mbi 100 të plagosur.