Gazetari francez remi Bison derisa raportonte drejtpërdrejt nga protesta e “jelekëve të verdhë” në Bruksel ishte arrestuar nga policia.
Transmetimi i drejtpërdrejt në internet ishte ndërprerë pasi gazetari ishte tërhequr rreth një minute, edhe pse ishte i legjitimuar me pres-kartelë dhe me kartë identiteti. Para se të arrestohet gazetari ai ka arritur të tregojë si një grup prej njëqind protestuesve janë rrethuar nga policia belge në qendër të Brukselit.
Policia belge sot sot u përplas me qindra protestues të veshur me jelekë të verdhë, të cilët e kanë bllokuar qendrën e Brukselit, duke protestuar për shkak të tatimeve të larta dhe shpenzimeve të jetesës.
Siç lajmëruan mediat belge, deri te incidenti ka ardhur kur një pjesë e pjesëmarrësve të protestës kanë filluar të hedhin gurë dhe fishekzjarrë drejt policisë, që e kanë siguruar tubimin. Në sjelljen agresive të një pjese zë protestuesve, policia është përgjigjur me topa uji dhe gaz lotsjellës.
Sipas burimeve policore, deri më tani janë arrestuar 60 protestues, për shkak të “bartjes së gjësendeve të ndaluara”.
Krahas në Bruksel, protesta e “jelekëve të verdhë” janë mbajtur edhe në afërsi të Sharloas, që ndodhet 60 kilometra në jug të kryeqytetit belg.