Arrestohet futbollisti bullgar, rezultoi pozitiv për kokainë

30

Policia në qytetin bullgar, Montana ka arrestuar një futbollist 31-vjeçar për shkak se i njëjti po voziste nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Mediet bullgare raportojnë se futbollisti në fjalë është Stefan Hristov. Ai po ngiste një “Mercedes E270”, kur u ndalua nga policia dhe ai rezultoi pozitiv për kokainë.

Një kavanoz me kokainë u gjet gjatë një kontrolle në dhomën e hotelit ku ai po qëndronte. Ndaj tij, është ngritur kallëzim penal.

Hristov ka luajtur për skuadrat si Tsarsko Selo, Danube, Spartak Pleven.