Policia raporton se dje në Prizren ka arrestuar një të dyshuar pasi i kishte dhënë me fajde 4500 euro.
“I njëjti duke e shantazhuar dhe kërcënuar me dhunë përmes telefonit e ka detyruar të dëmtuarin që të paguaj mbi 15 000€”, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë .