Shkup, 16 prill – Prokuroria ka dhënë urdhër për arrestimin e Dragi Rashkovskit dhe Daniel Stançev. Sipas informatave, ata në mëngjes do të dërgohen në Gjykatën Penale, ndërsa jo zyrtarisht është kërkuar masë për sigurimin e prezencës së tyre, përkatësisht paraburgim. Stançev është pronarë i kompanisë “Invoka Group” nga e cila është marrë softueri nga Dragi Rashkovski. Thuhet se janë arrestuar si pjesë e hetimit për softuerin në të cilën lëndë hapi Prokuroria për ndjekje të krimit dhe korrupsionit, raporton KOHA.
“Do të ketë kumtesë”, është përgjigjja e shkurtër e prokurores Vilma Ruskovska në pyetjen rreth arrestimit të Rashkovskit.
Ish sekretari gjeneral i Qeverisë, Dragi Rashkovski, softuerin e ka blerë para tetë muajve nga kompania “Invoka Gropu” dhe ka paguar 81 mijë euro me qëllim që të përdoret në suaza të projektit “Qytet i sigurtë” në MPB.