Podgoricë, 30 nëntor – Mëngjesin e sotëm pas përfundimit të seancës së Parlamentit malazez, policia ka arrestuar deputetin opozitar të Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq i cili është dërguar në burgun e Sluzhit.
Ai është paraburgosur me urdhër të kryetarit të Gjyqit të lartë, Boris Saviq, për shkak të refuzimit disamujor të jep deklaratë për lëndën që udhëhiqet kundër tij.
Medojeviq dhe kolegu i tij Milan Knezheviq qe disa muaj refuzojnë të dorëzojnë të dhëna për gjykatësin i cili ka ofruar kinse 10 mijë euro që të shfuqizojë aktakuzën për shkak të sulmit ndaj policit në vitin 2015.
Pas arrestimit, FD rekomandoi se Mali i Zi gjendet në pragun e luftës civile, ndërsa Knezheviq porositi se vullnetarisht nuk do t’i dorëzohet policisë dhe me kolegët do të mbetet në Parlament.
Në pres konferencën para Parlamentit të Malit të Zi, një nga liderët e Frontit, Andrija Mandiq e vlerësoi vendimin për arrestim të Madojeviqit si skandaloz, duke shtuar se FD kërkoi mbledhje urgjente me kryetarin e Kuvendit, Ivan Brajoviq.
“Kjo asnjëherë deri tani nuk ka ndodhur në Mal të Zi, deputet për një fjalë të thënë, pa marrjen e imunitetit të vihet në pranga. Ky është skandal i madh dhe sipas vlerësimeve të Frontit Demokratik, Mali i Zi gjendet në pragun e luftës civile”, ka shtuar Mandiq.