Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj është arrestuar dhe ndaluar për 48 orët e ardhshme. Deputeti i AAK-së dhe ish-anëtari i Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Listave të Veteranëve të UÇK-së, Shkumbin Demaliaj, është njëri nga të akuzuarit nga Prokuroria për fryrje të listave të veteranëve.
Demaliaj në një intervistë për televizion publik, kishte thënë se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale. Ai kishte thënë se aktakuzë zyrtare për listën e veteranëve nuk ka marrë asnjëherë.
“Familja ime ka pasur një presion të madh për këtë çështje. Ndërsa dje familjes sime i është bërë ofendimi më i madh që i është bërë ndonjëherë”, tha ai.
“Ofendimi i familjes sime është bërë nga një kriminel që është zgjedhur nga Prokuroria Speciale. Ai është një dezertor, hajn, idiot, rrugaç. Ai nëse babën tim e ka akuzua, babën e vet e ka kudër. Ai është biri kudrës, biri babës vet”, ka thënë Demaliaj, duke aluduar në prokurorin Elez Blakaj, i cili tashmë ka lëshuar Kosovën dhe gjendet në SHBA.