Athinë, 2 gusht – Më pëlqen të ndez zjarre dhe t’i shikoj zjarrfikësit se si vrapojnë t’i shuajnë zjarret, gjoja ka thënë, sipas mediave greke, një burrë 35-vjeçar i cili ishte arrestuar për shkaktimin e zjarreve në komunën ku humbën jetën së paku 90 persona.
E sigurt është se i arrestuari nuk është i lidhur me zjarrin katastrofik të hënën, por ka ndezur zjarre në ditët e ardhshme, përkatësisht në periudhën mes 26 dhe 31 korrik, por megjithatë lënda është në duart e prokurorit publik të ngritë hetim nëse ka lidhshmëri me zjarrin e 23 korrikut.
Siç lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina, 35-vjeçari me çakmak ka djegur bari të tharë, dhe qëndron pas pesë zjarreve, ndërsa është arrestuar në momentet kur ka dashur të ndezë edhe një. Njëherit, është vërejtur nga qytetarët, të cilët e kanë denoncuar, menjëherë ka arritur policia, ndërsa piromani ka tentuar të ikë, por është arrestuar.
Burri ndiqet penalisht për shkaktim të zjarreve të cilët vunë në rrezik jetë njerëzisht.