Bujku francez Cedric Herrou është dënuar për shkak se ka ndihmuar emigrantët që ilegalisht të hyjnë në Francë nga Italia. Gjykata ankimuese në Aiz-en-Provence, në jug të Francës, të martën Herrou-t i shqiptoi dënim me burg me kusht prej katër muajve. Autoritetet theksojnë se gjatë ditëve të fundit dhjetëra emigrantë kanë marrë ndihmë nga Horrou, i cili i ka fshehur në fermën e tij në luginën Roya në Alpe, afër kufirit me Italinë. Po ashtu u ka ndihmuar që të udhëtojnë nëpër Francë, duke përdorur automjetin e tyre.