Rio de Zhanejro, 31 janar – Milioneri dhe biznesmeni brazilian Eike Batista (60), sot është arrestuar, menjëherë pas aterrimit në aeroportin në Rio de Zhanejro, për shkak të korrupsionit. Ai është i dyshuar se i ka dhënë ryshfet ish-guvernatorit të shtetit federal Rio de Zhajenro, ndërsa urdhri për arrestimin e tij është dhënë të enjten e kaluar, në kohën kur Batista nuk ka qenë në vend. Batista ende nuk është formalisht i akuzuar, për shkak se sipas ligjit brazilian, vetëm prokurori mund të ngrit aktakuzë, por madje kur policia do ta mbyllë hetimin. Batista para pesë viteve kishte neto të ardhura nga 30 miliardë dollarë, me ç’rast është vendosur në listën e 10-të personave më të pasur në botë.