Shkup, 15 korrik – Policia ka arrestuar Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13. Siç mëson gazeta KOHA ai është arrestuar me kërkesë të prokurorisë për krim të organizuar.
Përndryshe, kohëve të fundit qarkullonin spekulime se ai ka marrë shuma të mëdha parash me reket dhe shantazh, por gjithçka ishte mohuar nga Boki 13.
Arrestimin e tij për gazetën KOHA e kanë konfirmuar edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Jovanovski në opinion prezantohet si pronarë i 1TV-së, edhe pse zyrtarisht si pronarë i televizionit figuron emri i babit të tij. (koha.mk)