Organizatori i skuadrës së Atlanta Hawks, basketbollisti gjerman Dennis Schroeder, ka përfunduar pas hekurave mesditën e sotme, pas arrestimit që iu bë në shtëpinë e tij, në zonën e Brookheavwn, në Atlanta. Lajmin e ka konfirmuar ESPN, që ka thënë se basketbollisti i kombëtares gjermane, që luan në NBA, është shoqëruar nga policia, pas akuzave për agresion.
Edhe drejtuesit e skuadrës së Atlantës kanë konfirmuar ngjarjen, duke thënë se janë informuar nga policia për incidentin, ku është përfshirë basketbollisti gjerman. “Jemi ende duke mbledhur informacione për ngjarjen në fjalë”, thuhet në deklaratën e Atlanta, që nuk ka thënë nëse do të marrë ndonjë masë. Gjithsesi, Schroeder është lënë i lirë nga policia, pasi ka paguar një gjobë, por hetimet vazhdojnë.