Moskë, 21 janar – Policia ruse sot e ka arrestuar Lubov Sobol , bashkëpunëtore e liderit opozitar rus të burgosur Aleksej Navalni, deklaroi avokati i saj.
Lubov u arrestua, pasi të shtunën u bëri thirrje mbështetësve të Navalnit të dilnin në rrugë për të kërkuar lirimin e tij.
Avokati i saj nuk theksoi arsye për arrestimin e saj në një postim të shkurtër në Tuiter, por zyrtarët rusë thanë se tubimet e planifikuara ishin të paligjshme dhe se do të merreshin masa ndaj atyre që nxitnin të tjerët të protestonin.