Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06.45, efektivët policor nga Njësia për Punë të Brendshme – Kisella Vodë në bashkëpunim me Njësinë Speciale Antiterroriste kanë arrestuar një person nga fshati Haraçin, i cili është kërkuar me fletarrestim ndërkombëtar.
“Në një objekt në fshatin Haraçinë është arrestuar S.J (43) nga fshati Haraçin. S.J është kërkuar me fletarrestim ndërkombëtar dhe me urdhër për vuajtje të dënimit për heqje lire me 3 vite, 5 muaj e 8 ditë nga burgu Idrizovës. Ndërkohë që personi në fjalë është i dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për tregti ndërkombëtare të lëndëve narkotike. S.J do të dorëzohet në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit”, deklarojnë nga MPB