Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka ndaluar dhe arrestuar aktorin Mensur Safqiu, i njohur për publikun më së shumti me rolet e bashkëpunimet te ‘Stupcat’.
Në fotografitë e siguruara nga KosovaPress shihet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Naim Frashëri” me ç’rast kishte bllokuar rruga dhe ishte kontrolluar vetura e aktorit.
Policia e Kosovës ka konfirmuar raportimin lidhur me arrestimin e aktorit Mensur Safqiu, i njohur për publikun me rolet e bashkëpunimet te “Stupcat”.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar se aktori Safqiu është duke u intervistuar nga policia.