Të dielën në ora 09:20, zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Zherovjan kanë ndaluar personin B.P.(55) nga Vollkovia e Tetovës, pasi që i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve policorë të cilët kryenin veprime zyrtare. Personi është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe do të vijojnë parashtresa përkatëse.