Gostivar, 13 nëntor – Të hënën prej ora 11 e 30 minuta, deri ora 12 e 30 minuta, pjesëtarët e policisë nga Sektori për punë të Brendshme në Tetovë – Stacioni policor i Gostivarit, kanë kryer bastisje në shtëpinë e 51-vjeçarit E.C në fshatin Dobridol të Gostivarit.
Gjatë bastisjes, e cila është kryer me urdhër të gjykatësit, është gjetur një pistoletë e tipit “Zoraki” me karikues të zbrazët dhe nëntë plumba të kalibrit 7.65 milimetër, të cilat i ka poseduar pa leje.
Gjësendet e gjetura janë fotodokumentuar dhe janë konfiskuar për ekspertizë, ndërsa personi E.C. është privuar nga liria, dhe mbajtur në Stacionin policor deri në zbardhjen e plotë të rastit. (koha.mk)