Shkup, 25 shkurt – Policia mbrëmë në ora 22:20 i ka arrestuar N.E. (22) dhe dy minorenë 17-vjeçarë, të gjithë nga fshati Haraçinë, pasi rreth orës 21:40 në rr. “Trajko Kitançev” kanë kryer vjedhje të rëndë ndaj personit L.D. (51) nga Shkupi dhe ia kanë marrë çantën, ku ka pasur para, celular dhe dokumente personale.
Pas masave të ndërmarra, nëpunësit policorë e kanë gjetur edhe ndalur automjetin “folksvagen pasat” me targa të Shkupit, ku kanë qenë personat, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur sendet e vjedhura.
Nga MPB-ja sot informojnë se janë gjetur edhe materie pluhur, marijuanë, katër plumba të pistoletës, thikë dhe dy shkopinj druri, ndërsa te N.E. janë gjetur 10.000 denarë dhe dy celularë.
Personat janë arrestuar në Stacionin policor Gazi Babë, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit , kundër tyre do të parashtrohet padi penale.