Prishtinë, 25 maj – Policia e Kosovës kumtoi sot se ka arrestuar tre persona të dyshuar për trafikim me organe dhe qeliza njerëzore, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.
Në fshatin Çaglavicë, në afërsi të Prishtinës, policia dje ka arrestuar dy shtetas të huaj dhe një shqiptar nga Kosova.
“Janë arrestuar dy burra shtetas të huaj dhe një shtetas i Kosovës – shqiptar, nën dyshimin se janë përfshirë në veprën e përmendur. Njësiti policor dhe inspektorati shëndetësor kanë kryer kontroll në spitalin privat dhe konfiskuan si dëshmi materiale kopje nga dosjet mjekësore dhe dokumentacion tjetër”, thuhet në kumtesën policore.
Pas urdhrit të prokurorit kompetent, tre personat janë dërguar në paraburgim.