Policia serbe ka identifikuar sulmuesit e dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad dhe arrestoi katër të dyshuar për rastin. Kështu ka thënë ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, transmeton Klan Kosova.
Ai shtoi se janë identifikuar edhe personat që morën pjesë në një zënkë tjetër që ka ndodhur në Beograd. Dy të rinj shqiptarë u sulmuan natën mes të shtunës dhe të dielës në Novi Sad, ku njëri nga ta Çlirim Maloku po trajtohet në spitalin e Vojvodinës dhe është në rrezik për jetë.
I riu tjetër me inicialet G.B që u sulmua në këtë rast është në gjendje të mirë shëndetësore, transmeton Klan Kosova.