Arrestohen pesë punonjës të komunës së Tetovës, arrestimet vazhdojnë…

Sektori për Krim të Organizuar i Ministrisë për Punë të Brendshme, në “gjah” pas një anëtari të këshillit gjyqësorë për keq përdorim të detyrës zyrtare. Fjala është për Zoran Teofillovskin, i cili dyshohet për privatizim joligjorë të një parcele atraktive.

Me urdhër të prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, mëngjesin e sotëm, janë arrestuar pesë persona të punësuar në komunën e Tetovës, ka dekaruar prokurorja Vilma Ruskoska.

Personat e arrestuar janë, K.I., I.K, I.R., personat me inicialet H dhe C, ndërsa kërkimet vazhdojnë për të dyshuarin kryesor Zoran Teofilovski.

Sipas informatave deri tek të cilat ka arritur televizioni Alsat, fjala është për përfitim të një parcele atraktive, legalizimi i të cilës është bërë në mënyrë joligjore, apo më konkretisht, terreni i tenisit i Shoqatës sportive “Luboten – Tetovë” ish kryetar i të cilës, është pikërisht anëtari i këshillit gjyqësor Zoran Teofilovski. Sipas informatave nga Ministria e punë të brendshme, aksioni vijon ende dhe priten ende arrestime të reja.