Shkup, 4 gusht – Te pesë nëpunës policor nga vendkalimi kufitar “Bogorodicë” janë gjetur dhe marrë mjete devizore dhe në para në vlerë të tërësishme prej 822 euro, si dhe pije alkoolike. Ata janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në SPB Strumicë, pas së cilës gjatë ditës së bashku me materialin dëshmues do të dorëzohen te prokurori kompetent public, pwrcjellw KOHA.
Siç informon MPB, bëhet fjalë për nëpunësit policor M.M.(50), S.O. (36), R.S.(41), M.K.(37) dhe D.D.(41), ndërsa Reparti për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale ka vepruar pas njohurive të marrura operative për veprimin e tyre joligjor. (koha.mk)