MPB ka arrestuar ish drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, njërin nga dhunuesit kryesor më 27 prill në Kuvend, Goran Angellov Qoseto, deputetët Zhaklina Stefanovska, Ljuben Arnaudov dhe Krsto Mukoski, ish drejtorin e FSSHM-së, Sashe Stefanovski e shumë të tjerë.
Sipas njohurive të para, Çavkov është arrestuar lidhur me hetimin për dhunën në Kuvend të 27 prillit, kur e drejtoi shtabin operativ të MPB-së. Prej strukturave më të ulëta të MPB-së është theksuar se dy orë nuk ka dhënë urdhër për veprimin e policisë, me çka e ka vënë në rrezik jetën e deputetëve dhe gazetarëve.