Thellohet skandali i dopingut në sportin rus. Agjencia Botërore Antidoping nëpërmjet Prof.Richard McLaren publikoi pjesën e fundit të raportit të saj ku theksohet se duke nisur nga viti 2011, mbi 1000 sportistë rusë janë të përfshirë në këtë skandal dopingu qe ishte i mbështetur edhe nga autoritetet shtetërore. Manipulimi është bërë me kripë dhe kafe në mënyrë që të fshihet rezultati pozitiv. Drejtori i laboratorit të Moskës Grigory Rodchenkov e ndryshonte urinën me doping me një tjetër të pastër madje edhe duke përdorur ingrendientë të kuzhinës në mënyrë që të mos vërehej manipulimi. Raporti tregon se të paktën 3 medalistët e “Sochi 2014” kishin nivele “ fiziologjikisht të pamundura” të kripës në mostrat e ofruara. “Rodochenkov ka ndryshuar mostrat ose i ka holluar me ujë duke shtuar kripë apo kafe”, thuhet në raport.