Shkup, 15 janar – Katër shtetas të Republikës së Maqedonisë pesë minuta pas mesnate në fshatin Dollgash në komunën e Qendrës Zhupë janë kapur se si kryejnë gërmim të një grope me dimensione dy me dy metra gjerësi dhe thellësi prej rreth katër metrash.
Ata me vete kanë pasur metal-detektor, informon MPB. Me urdhër të prokurorit publik, personat janë arrestuar në stacionin policor Dibër për zbardhje të rastit.