Veles, 26 gusht – Katër persona nga një firmë ndërtimore në Veles të cilët kanë kryer punë ndërtimore me grihë, janë arrestuar në SPB- Veles nën dyshimin se kanë shkaktuar zjarr që sot shpërtheu mbi Liqenin “Mlladost”.
“Bisedohet me personat dhe ata do t’i dorëzohen prokurorit publik”, informojnë nga SPB e Velesit.
Siç informohet prej atje, zjarri pyjor ende është aktiv. Është lokalizuar zjarri tek fshati Novoçan, ndërsa për momentin zjarr ka përgjatë rrugës së liqenit.
Nuk ka rrezik për shtëpitë dhe vikend shtëpizat. Për momentin digjen bar, gjemba dhe pisha.
Brigada kundër zjarreve në Qytetin e Shkupit ka dalë në ndihmë në kërkesën e Komunës së Velesit dhe do të ndihmojë në shuarjen e zjarrit përreth Velesit.