Shkup, 1 shkurt – Tre ish-ministra dhe zv/ministra të Bujqësisë janë arrestuar mëngjesin e së premtes në hetimin i cili ka të bëjë me subvencione bujqësore dhe dhënjen e tokës shtetërore bujqësore me qira, kanë bërë të ditur burime nga prokuroria për Tv Telma, transmeton Koha.
Në aksionin e sektorit për krim të organizuar të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) janë arrestuar ish-ministrat Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkov, si dhe ish- zëvendës ministri Kristijan Dellev.
Që të tre janë marrë në pyetje nga gjykata, ndërsa i akuzuari i katërt është deputeti aktual Lupço Dimovski, të cilin policia ende po e kërkon. (koha.mk)