Një grup hajnash, anëtarët e të cilit kishin vendosur maska të Mohamed Salah për të fshehur identitetin, është kapur nga policia e Kajros.
Grupi kriminal i armatosur prej katër anëtarësh u kap duke tentuar ta plaçkitë një dyqan në lagjen “Nasr City” në kryeqytetin egjiptian, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Të katër plaçkitësit e kishin mbuluar fytyrën me maska të sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah, i cili është yll i madh në atdheun e vet. Ata u përpoqën të ikin nga vendi i ngjarjes, por forcat e sigurisë ia dolën t’i kapin dhe i arrestuan.
Salah është ylli ma i madh i sportit në Egjipt dhe lojtari kryesor në ekipin kombëtar, me 41 gola në 67 ndeshje për vendin e vet.
Fama e tij në Egjipt është rritur dukshëm pasi iu bashkua Liverpoolit më 2017.