Arrestohen familjarët më të afërt të sulmuesit në Strasburg

Paris, 12 dhjetor – Nëna, babai dhe dy vëllezërit e të dyshuarit për sulmin e djeshëm në Strasburg sot janë marrë në pyetje nga policia.

Policia franceze e identifikoi të dyshuarin si Sherif Shekat (29), i cili në sulmin e djeshëm i kryer në afërsi të bazarit të Vitit të Ri vrau tre persona, ndërsa ka lënduar 14.

Ministria tajlandeze e Punëve të Jashtme sot informoi se njëri nga të vrarit është shtetas i tyre, i cili ka qenë në Strasburg me bashkëshorten.

Sherif Shekat, i cili është shtetas francez dhe ka qenë i njohur për autoritetet si islamik radikal. Prokurori francez Remi Hajc informoi se sulmuesi ka qenë i plagosur në krah gjatë shkëmbim-zjarrit me ushtarët francezë në qendër të Strasburgut, pas së cilës ka vjedhur një taksi dhe ka ikur.

Police control the border between Germany and France in Kehl, southern Germany, Wednesday, Dec. 12, 2018 the morning after a suspected extremist sprayed gunfire at one of Europe’s most famous Christmas markets in the eastern city of Strasbourg, killing three and wounding at least 13. (Christoph Schmidt/dpa via AP)

Më shumë se 600 pjesëtarë të forcave të sigurisë marrin pjesë në kërkimin e të dyshuarit, ndërsa u ndihmojnë edhe policët kufitarë gjermanë.

I dyshuari ka qenë në burg në Gjermani në vitin 2016 dhe 2017 për shkak të një vjedhjeje, ndërsa më vonë vitin e njëjtë është deportuar në Francë.

Zëdhënësja e policisë kriminalistike gjermane BKA kumtoi se autoritetet gjermane bashkëpunojnë ngushtë me autoritetet franceze në kërkim të sulmues.

Motivet për sulmin ende nuk dihen, por Sektori i Prokurorisë pariziene për luftë kundër terrorizmit për “vrasje dhe tentativë për vrasje në kuadër të aktit terrorist” dhe shoqërim kriminel terrorist.

Për shkak të sulmit, Qeveria franceze e ka ngritur nivelin e sigurisë së vendit në “të jashtëzakonshëm në rast të sulmit”