Shkup, 23 tetor – Dramë e vërtetë ka ndodhur në Tetovë, që kur policia ka kërkuar të identifikojë një person që ka urinuar në vend publik. Policia kumton se rreth orës 20 e 30 në rrugën “B.Stefanovski” në Tetovë, zyrtarë policor kanë parë se si një burrë ka urinuar në vend publik. Ata thonë se me qëllim që ti tregojnë për gabimin që po e bën iu kanë afruar dhe kanë kërkuar të identifikohet. Personi ka refuzuar të identifikohet, ka filluar të largohet dhe të shajë e ofendojë policët. Policët kanë kërkuar që të ndalet, ai nuk ka dëgjuar dhe ka shtyrë njërin nga policët. “Personi është arrestuar në Stacionin policor të Tetovës, ku është vërtetuar identiteti. Bëhet fjalë për personin Z.L (51) nga Tetova. Në momentit kur është arrestuar Z.K është hetuar nga Z.S (53) nga Tetova, i cili me mobil është munduar ta incizoj ngjarjen. Policët kur e kanë parë Z.K e kanë marrë në veturën zyrtare dhe e kanë dërguar në stacion” thonë nga policia. Pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj dy personave do të shqiptohet dënimi adekuat.