Tetovë, 3 shkurt – Të enjten rreth orës 12:45 minuta në rrugën e Strugës në Tetovë, punonjësit policorë të SPB-Tetovë, kanë arrestuar personat K.Z.(56) dhe I.Z.(53) nga Tetova të cilët dyshohen se janë përfshirë në vjedhje, rreth orës 12.15 në rrugën “Iliria” në Tetovë ku i kanë vjedhur portofolin 38-vjeçares Sh.E. nga Vranjovca e Gostivarit. Ata janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.