Tetovë, 5 shkurt – Dy të mitur ka arrestuar policia e Tetovës si të dyshuar se janë kryerës dy vjedhje të kryera më 1 dhe 3 shkurt, njofton Koha.
Njëra vjedhje është kryer në automjetin në rrugën rajonale Tetovë – Kodër të Diellit, ndërsa tjetra në një objekt në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, informuan nga Sektori për punë të brendshme – Tetovë.
Të dyshuar si kryerës të këtyre vjedhjeve janë 17 vjeçari nga fshati Ozormisht të Tetovës dhe 15 vjeçari nga Tetova.
Po ndriçohet dhe dokumentohet rasti ku pastaj për kryerësit e të dyja vjedhjeve do të vijojnë kallëzime përkatëse paralajmëruam nga policia. (koha.mk)