Shkup, 11 prill – Shtetasit shqiptarë E.M (20) dhe Sh.M. (56) janë arrestuar dje nga ana nëpunësve të policisë të Stacionit të policisë për vendkalim kufitar dhe mbikëqyrje kufitare “Blato” gjatë tentimit për kalim ilegal të kufirit shtetëror nga Republika e Maqedonisë së Veriut drejtë Republikës së Shqipërisë. Siç kumtoi MPB, ata ishin arrestuar në orën 12:40 te vendi i quajtur “Krivska krstosnica”. Të dy i ishin dorëzuar inspektorit pranë Qendrës rajonale për punë kufitare për procedurë të mëtutjeshme.