Arrestohen dy persona nga Likova, akuzohen për shumë vepra penale

Zyrtarë policor të Sektorit për Punë të Brendshme në Kumanovë dje kanë arrestuar personat me iniciale S.M. (45) dhe S.M. (66), që të dy nga fshati Runicë, Komuna e Likovës.

Siç njoftojnë nga MPB, për S.M. është shpallur ndjekje ndërkombëtare për vuajtjen e dënimit me burg prej 12 vjet, për shkak të kryerjes së veprës penale “vrasje në tentativë” dhe “përpunim, mbajtje dhe tregti të paligjshëm të armëve ose materiale shpërthyese”. Ai është dërguar në burgun e Idrizovës.

Ndërsa, për S.M. (66) është lëshuar flet-arrest ndërkombëtar për mbajtjen e dënimi me burg prej tri vjetësh për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë” dhe ai është dërguar në burgun Kshanje.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com